Showbiz
Pas divorcit, Rudina Hajdari prezanton partnerin e ri
20 Korrik, 2024 | 7:41 pm

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ndodhet në një lidhje të re dashurie.
Pasi konfirmoi në vitin 2022 se i ka dhënë fund martesës me Muçjo Demirajn, Rudina Hajdari po shijon pushimet në jug të Shqipërisë në krahët e partnerit të saj të ri.
Ajo ndodhet në Gjipe, nga ku poston vazhdimisht foto e video të momenteve që po kalon me të dashurin.














































