Kryefjala Logo

Këngëtari i Rilindjes Noizy rrëfen: “Nuk e di se kush është Celine Dion/ Nuk lexoj, se mërzitem shpejt”…

20 Korrik, 2024 | 3:51 pm

Reperi i njohur shqiptar Noizy, i cili njihet gjerësisht për muzikën por edhe për fushatën që ka bërë për Erion Veliaj, ishte i ftuar në podcastin e Mira Kazhanit “Zë me Mirën”. Në një moment kur reperi dhe Kazhani po diskutonin për artistët e preferuar, u përmend edhe emri i këngëtares Celine Dion.

“A e beson që këngët e tyre mund ti kem dëgjuar por nuk e di se kush është kush” tha Noizy duke lënë drejtuesen e podcastit të habitur. “Muzikën e njoh por fytyrën ska shance.”

Më tej reperi u pyet se ku e gjen frymëzimin për të shkruar tekstet e këngëve të tij.

Mira Kazhani: Ke lexuar libra?

Noizy: Jo nuk e kuptoj pse përherë them që dua ta zhvilloj shqipen me lexim por “I get bored” mërzitem shumë shpejt. Nuk do isha mëzitur kurrë duke lexuar jo poezit, por fjalët e urta.

Në përgjigje të pyetjes Noizy u shpreh se frymëzimin e gjen tek jeta e përditshme.

Të ngjashme