Kryefjala Logo

Erdhi në Tiranë për të takuar një vajzë, në takim i doli i dashuri që e rrahu, vdes në spital Rigels Kaso

19 Korrik, 2024 | 8:50 pm

42 vjeçari nga qyteti i Bilishtit, Rigels Kaso nuk ka mundur t’i mbijetojë dhunës së ushtruar ndaj tij pak ditë më parë në kryeqytet, pasi rreth 17:30 ka gjetur vdekjen në spitalin e Traumës.

Burime pranë këtij spitali thanë se gjatë gjithë këtyre ditëve 42 vjeçari ka qënë në koma të pakthyeshme pasi gjendja e tij që në momentin e parë të paraqitur në këtë spital ka qenë shumë e rëndë. Kujtomë se 42-vjeçari u gjet me plagë të shumta mëngjesin e 16 korrikut në Tiranë.

Kaso foli në Instagram me një vajzë që bashkëjetonte me Gjeleshin. Pas disa komunikimesh lanë takim në zonën e Unazës së Re në Tiranë, por në vendin e takimit, Kasos nuk i doli vajza po Bajram Gjeleshi që e dhunoi. Policia e kanë shpallur në kërkim Bajram Gjeleshi, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.

Të ngjashme