Kryefjala Logo

Capital T nuk e fsheh më:”Adrola Dushi është vajza më e bukur shqiptare”

8 Korrik, 2024 | 9:17 am

Capital T dhe Adrola Dushi përfliten prej shumë vitesh për një lidhje dashurie, por dyshja e njohur nuk e kanë konfirmuar asnjëherë këtë.

Capital T së fundmi ka qenë i ftuar në ‘Top Arena’, gjersa është pyetur për femrën më të bukur shqiptare. Ai tha se ka vajza shumë të bukura si në Shqipëri e po ashtu edhe në Kosovë, por që përmendi emrin e modeles.

“Ashtu siç e thonë të gjithë, Adrola Dushi është vajza më e bukur shqiptare”, tha ai.

Ish-Missi nga ana tjetër në një intervistë dhënë së fundmi tha se është e lidhur me ‘mashkullin më të bukur shqiptar’, që la të kuptohet për Trim Ademin.

Të ngjashme