Kryefjala Logo

Pasi mohoi lidhjen me të, Juliana Nura i kthehet Amir Rrahmanit: O qyqan…

7 Korrik, 2024 | 6:20 pm

Finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli dhe kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, ishin personazhet e shumëpërfolura gjatë këtyre ditëve rreth një lidhje mes tyre.

Kjo ishte mohuar nga Rrahmani, duke thënë se s’ka asgjë mes tyre.

“Nuk ka asgjë të re, është një sen shumë i ulët me të kërku dikush foto e pastaj me ua dërgu mediave, as vet mos me postu. Për mu është shumë e ulët prandaj kom vendos mos me reagu. Jam singel dhe nuk ka asgjë të re”, pati deklaruar ai.

Pas deklarimit të kapitenit të “Dardanëve”, ka reaguar ashpër Xhuli. Ajo e quajti Rrahmanin qyqan.

Përmes një postimi modelja bëri të ditur se gjyshja dhe nëna e Rrahmanit, e duan atë.

BF220A2B 0D72 4D16 9181 A23B4268ACE8

Të ngjashme