Showbiz
“Keci babos”/Si e kanë shkruar emrin e njëri tjetrit Heidi dhe Romeo?
5 Korrik, 2024 | 9:58 am

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj kanë qenë në qendër të vëmendjes që pas daljes nga “Big Brother VIP”.
Edhe pse mungojnë në daljet mediatike ata kanë qenë aktivë në mediat sociale ku kanë ndarë me ndjekësit pothuajse çdo gjë nga ditët e tyre.
Ditët e fundit janë rikthyer sërish në jug të Shqipërisë. Madje Romeo e çoi Heidin për vizitë edhe te gjyshërit e tij.
Sakaq, Heidi është shumë aktive edhe në Twitter (X), ku ndan me ndjekësit poezi, statuse e u përgjigjet kurioziteteve të ndryshme.
Mes të tjerash së fundmi ka zbuluar se si ajo dhe Romeo ia kanë shkruar njëri-tjetrit emrin në telefon.
Kështu, Heidi zbulon se ajo ia ka shkruar emrin Romeos “Arushi im”, kurse Romeo “Keci i Babos”.













































