Showbiz
SHET-feston në Sanur, 500 influencers postojnë eventin!
5 Korrik, 2024 | 11:10 am

Një video virale, që po ripostohet në disa profile Instagrami, prej 2-3 ditësh, ka tërhequr vëmendjen e Kryefjala.com. Bëhet fjalë për datëlindjen e SHET.
Kush është SHET, dhe pse të gjithë influencers po postojnë të njëjtën ftesë?!
SHET është e vetmja kompani e regjistruar në Ballkan e cila operon ligjërisht në “influencers marketing”
Anaid Kaloti, CEO i kompanisë, pasi e pyetëm për detajet në lidhje me eventin u shpreh:
“Mbi 500 influencers, do të postojnë ftesën, 100 prej të cilëve i kemi akomoduar nëpër dhoma.
Pjesën tjetër e kemi ftuar në Sanur, të festojmë bashkë 4 vjetorin e themelimit të kompanisë.
Kemi më shumë se 15 ditë që merremi me detajet e organizimit, paçka lodhjes unë e them gjithmonë, është eventi më i bukur i vitit.”












































