Showbiz
“Doktori i mrekullive” shëtit nëpër Tiranë dhe përshëndet në gjuhën shqipe!
29 Dhjetor, 2023 | 11:11 am

Aktori i njohur turk, Taner Olmez ka publikuar disa foto nga Tirana në profilin e tij Instagram. Ai ka zgjedhur për të përshëndetur në shqip.
“Mirëmbrëma miq, mirëmbrëma Tirana. Faleminderit Nik Xhelilaj”, shkruan Taner Olmez.
Aktori i cili u bë i njohur nga roli në serialin “Doktori i mrekullive” ishte i ftuar edhe në finalen e Festivalit të Këngës.












































