Showbiz
Nga taka në çizme dimri, çfarë ndodhi me Jonida Vokshin në skenë?
9 Dhjetor, 2023 | 3:10 pm

Mbrëmjen e djeshme në BBV Kosova u vu re një detaj tek moderatorja Jonida Vokshi.
Hyrja e saj në nisje të spektaklit ishte me një palë taka të zeza të Dolce Gabbana, të kombinuara bukur me veshjen, por duket se diçka e papritur ndodhi gjatë rrugës.
Gjatë transmetimit të pjesës tjetër të emisionit, ajo u shfaq me këpucë dimri të sheshta.
Nuk dihet nëse ajo i hoqi takat për të qenë më komforte apo nëse pati ndonjë incident gjatë transmetimit.














































