Kryefjala Logo

Elona Guri, emri që trembi Ramën dhe Kokën në videon për Nasip Naçon, zbret në Berat dhe deklaron që nuk i frikësohet ‘të fortëve’ dhe pazarxhinjve politikë

9 Janar, 2021 | 1:19 pm

Nasip Naço ju bashkua para disa ditsh Partisë Socialiste, para disa kohësh Rama dhe Lefter Koka kishin bërë një thirrje ku i kërkonin Naços që të bashkohen me PS-së.

Në vido dëgjohet edhe emri i Elona Gurit ku koka shprehet: Më shumë e ka vrarë Elona se kanë thënë vej Elonën para këtij.

Ditën e sotme nëpërmjet një statusi ka reaguar Guri ku shprehet se rrugën tonë të  ndryshimit dhe integrimit nuk mund ta pengojnë dot as “të fortët”, as të shiturit dhe as të blerët, aq më shumë të lodhurit dhe “pleqtë” politikë pa asnjë ideal.

Statusi i plotë i saj:

Në Berat së bashku me Ardit Çelën, drejtuesin politik të LSI për Qarkun e Beratit, doktor Blenard Nonaj dhe Silva Cakën.

Jam mes njê ekipi profesionistësh të rritur në LRI së bashku. Në LSI për të vijuar rrugën tonë për ndryshimin e Shqipërisë, për të bërë realitet aspiratën e çdo të riu, integrimin e Shqipërisë në BE.

Jemi bashkë për të bërë të mundur fitoren e madhe të 25 prillit.

Fitoren e Rinisë mbi llumin politik të nënshtrimit, fitoren e idealit të një  Shqipërie që është shtëpi për çdo shqiptar mbi pazaret e pista ku çdo njeri është  kthyer në “mall”, i cili e ka datën e skadencës në 25 prill.

Jam e lumtur të jem me Arditin dhe Blenardin dy ish studente të shkëlqyer, profesionistë të aftë dhe menaxherë që kanë  dhënë kontributin e tyre duke ndryshuar rrënjësisht institucionet ku kanë drejtuar.

Rrugën tonë të  ndryshimit dhe integrimit nuk mund ta pengojnë dot as “të fortët”, as të shiturit dhe as të blerët, aq më shumë të lodhurit dhe “pleqtë” politikë pa asnjë ideal.

Jemi së bashku me çdo të ri, profesionist, grua, burrë, me çdo biznesmen të ndershëm që kërkojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Berat, në të gjithë Shqipërinë!

Jemi bashkë për të bërë të mundur çlirimin e tregut nga monopolet dhe PPP, jemi bashkë për fermerët që të kenë mundësi tregu dhe prodhimet e tyre, mundi dhe djersa e tyre të kthehet në vlerë dhe jo të derdhet kanaleve dhe të kalbet fushave.

Jemi bashkë për Shqipërinë!

802f174b 7e8e 4d4c 9885 eb57696eead1

 

Të ngjashme