Showbiz
Mes Tiranës apo Prishtinës, cilat janë planet e Sarah dhe PM?
28 Nëntor, 2023 | 2:18 pm

Pas lidhjes me Dj PM, pyetja që e mundonmë shumë Sara Hoxhën është se ku do të jetoj mes Tiranës dhe Prishtinës.
Në një “ask” me ndjekësit e saj në Instagram, dikush e pyet nëse ‘stresohet’ kur mendon se ku do të jetojë në një të ardhme me Dj PM.
Teksa Sarah përgjigjet duk shkruar se kjo është pyetja që i bëhet më shpesh, shton se zgjedhja për të është e vështirë ndaj ajo kërkon “të mesmen e artë”.
Lidhja në distancë ka vështirësitë e veta shpjegon ajo, pasi secili ka krijuar bazat në vendlindje, por për të qenë bashkë dhe të lumtur, gjithmonë ka një zgjidhje.













































