Kryefjala Logo

FOTO/ Ndërroi jetë nga Covid, ja kush është 21-vjeçari nga Durrësi

8 Janar, 2021 | 9:10 pm

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se në 24 orët e fundit kemi pasur 673 raste të reja me Covid dhe 7 humbje jete.

Sa i përket viktimave, në mesin e tyre ishte edhe një 21-vjeçar nga Durrësi. Visar Bici ishte me origjinë nga Bulqiza dhe jetonte në Durrës.

Bëhet me dije se ai ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese dhe peshonte 160 kg.

Ne rrjetet sociale i ndjeri kishte publikuar imazhe që tregonin se ka qenë në shtëpi deri më datë 1 janar dhe ka festuar Vitin e Ri në familje.

visar bici 1

Të ngjashme