Lajme nga vendi
Njoftim i rëndësishëm/ Ja çfarë duhet të kenë parasysh pasagjerët që mbërrijnë nga Anglia në Shqipëri
8 Janar, 2021 | 1:35 pm

Aeroporti Nënë Tereza nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se personat që mbërrijnë nga Anglia në drejtim të Shqipërisë duhet të vetë karantinoren 14 ditë.
Në rast se ata nuk e zbatojnë këtë rregull do të gjobiten nga autoritetet.
Njoftimi:
Në vëmendje të pasagjerëve që mbërrijnë në Shqipëri nga Anglia
Ju lutemi të gjithë pasagjerëve që mbërrijnë në Tiranë, të respektojnë detyrimin e autokarantinimit për 14 ditë menjëherë sapo të vijnë në Shqipëri, ndryshe do të përballen me penalitete financiare në bazë të aktit normativ te autoriteteve shendetësore shqiptare.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin,
Tirana International Airport


















































