Kryefjala Logo

Vëllai i motrave Metani: Përparim Ademi donte të vriste motrën e vogël, e ­çoi në Dajt dhe…

6 Janar, 2021 | 11:45 pm

Dëshmi të tjera tronditëse vijnë në lidhje me përparim Ademin që vrau dy motrat Metani para pak ditësh.
Vëllai i tyre është shprehu se ai fillimisht kishte dashur që të vrasë motrën e vogël dhe madje e kishte dërguar në Dajt.

“Ai e mori vesh se ato po flisnin me mua dhe i vrau. Mori motrën e vogël përpara, me mendimin që do të vinte motra e madhe, do ta marrë në telefon, që t’i vriste të dy, në Krrabë, nuk e di ku i ka çuar” tha ai.
Ka tentuar më parë ti vrasë? “Tani, mendimi im. Motrat më thanë mos i trego asnjërit se ne do të ndahemi nga ai person, nuk do të kemi më lidhje. Ai mori motrën e vogël e çoi në Malin e Dajtit, nuk e vriste dot atë, pasi ishte tjetra gjallë, dhe kishte dëshmitarë.
I la, e mashtruan motrat, i mori e shoqja në telefon, të lutem, të lutem…I mashtruan, të nesërmen i vrau të dyja në shtëpi, që të mos ketë gojë njëra, të jenë të dyja të zhdukura” tha ai.
Ai ka një thirrje edhe për shtetin, pasi shprehet se ndihet i kërcënuar, duke kërkuar mbrojtje. “Unë dua mbrojtje, motrën time dhe çunin e vogël, se ata janë vetëm aty” përfundoi ai.

Të ngjashme