Lajme nga vendi
Vrau dy motrat, Përparim Ademi tenton vetëvrasjen në burg
6 Janar, 2021 | 1:11 pm

59-vjeçari që u arrestua për vrasjen e dy motrave Kristina dhe Zhaneta Metani, Përparim Ademi bëhet me dije se ka tentuar që të vrasë veten në qeli.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe është ndalur falë ndërhyrjes së gardianëve të burgut.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 dhjetor 2020 për shkaqe xhelozie, pasi Zhaneta Metani i kishte kërkuar ndarjen Përparim Ademit. Raporte ai ka pasur edhe motrën e saj, Kristina Bardhi. Përparim Ademi ka një martesë të ligjshme me Vjollca Ademin e cila një ditë më parë pohoi se e dinte për tradhtinë e burrit si dhe mbante raporte shoqërore me motrat Metani për të mos prishur martesën.
Prokuroria ka ngritur ndaj Përparim Ademit edhe një akuzë tjetër, atë të trafikut të fëmijëve pas akuzave nga vëllai i Zhanetës dhe Kristinës, Bashkim Metani, se 59-vjeçari kishte 10 fëmijë me motrat e tij, të cilët i kishin shitur në Greqi.
















































