Kryefjala Logo

Ish-ministri i PS-së: Gjoba 110 milion euro ndaj Bechetit është bazuar në sms-të e Erion Veliajt dhe Edi Ramës

6 Janar, 2021 | 12:03 am

Ish-deputeti dhe ish-ministri në kohën e Partisë Socialiste, Arben Malaj është shprehur se gjoba prej 110 milion euro që i është vendosur Shqipërisë për t’i paguar Bechetin është bazuar në sms[të e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Malaj u shpreh në Opinion se mesazhet që Veliaj i ka dërguar Bechetit kanë qenë “mos u merr me dasmën time, mos më bë armik se unë të bëj”…
Arben Malaj: A e dini ju që gjoba 110 milionë që do paguajnë taksapaguesit e varfër shqiptarë për Bechetin është e bazuar në mesazhet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt që kërcënoi një media të pavarur… e dini këtë apo jo… 110 milionë… po gjoba që do i vijë Shqipërisë?
Blendi Fevziu: Përse me mesazhet… jo s’e dija këtë?
Arben Malaj: T’i jap unë 3 mesazhet tani të Erion Veliajt që i ka dërguar atij: mos u merr me dasmën time, mos më bë armik se unë të bëj…
Blendi Fevziu: Këto mesazhe janë përdorur si argument thoni ju?
Arben Malaj: Po në çdo gjykatë ndërkombëtare kur kërcënohet një biznes nga një politikan është menjëherë i fituar. Po këta janë kalamaqër, janë të vegjël nuk e dinë çfarë është përgjegjësia ligjore.
Kuvendi vendosi shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë. 72 deputetë votuan pro shkarkimit të ish- ministrit të Financave, çka tregon se socialistët nuk kanë qenë të unifikuar në lidhje me këtë vendim.

Të ngjashme