Kryefjala Logo

Tragjike/ 59-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu

5 Janar, 2021 | 11:06 pm

Ngjarjet e rënda vazhdojnë të tronditin Shqipërinë. Ditën e sotme një 59-vjeçar ka marrë vendimin ekstrem duke i dhënë fund jetës së tij.
Bëhet me dije se shtetasi M.A ka vrarë veten me armë gjahu. Raportohet se ai ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike.
Policia po heton për rastin në fjalë.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në fshatin Recan, Elbasan, shtetasi M.A., 59 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë gjahu në banesën e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme