Kryefjala Logo

Policia po i ndiqte/ Detaje shokuese nga largimi i vajzave, një 45-vjeçar i shoqëronte ngado: Ikëm sepse…

5 Janar, 2021 | 5:00 pm

Data 1 janar do të ishte tronditëse pasi u raportua se dy vajza 16-vje֛çare ishin larguar nga banesat e tyre.
Fatmirësisht ato janë gjetur shëndoshë e mirë në qytetin e Përmetit nga policia.
Sipas dëshmisë së dhënë, ato janë shprehur se kishin vendosur që të largoheshin bashkë nga banesa pasi prindërit e tyre nuk silleshin mirë me ta. Para efektivëve, ato kanë këmbëngulur se nuk ka pasur persona të tjerë që i kanë detyruar që të largohen nga familja.
Ato janë shprehur se konfliktet në familje, një nga vajzat i ka prindërit e divorcuar, i kanë detyruar që të ikin nga shtëpia.
Vajzat janë gjetur në një hotel në Përmet dhe janë shoqëruar nga një 45 vjeçar. Nga Tirana drejt Përmetit kanë shkuar me një linjë furgoni, me ngjyrë paksa të errët dhe kanë shkuar në hotel.
Punonjësit e komisariatit të Përmetit i kishin në mbikëqyrje të dyja vajzat dhe me një lloj diplomacie i kanë ndjekur. Në momentin që janë shoqëruar në komisariat ato s’kanë bërë rezistencë.

Të ngjashme