Kryefjala Logo

Plas kallashi në Elbasan pas sherrit në familje

5 Janar, 2021 | 4:07 pm

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Elbasan ku një 45-vjeçar pas një konflikti në familje ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të plagosur. Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e agresorit dhe po zbulon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në njoftimin e policisë thuhet se:
Ne vijim të informacionit paraprak, pas kontrollit te imtësishëm të territorit të bërë nga sherbimet e policisë ne zonen ku ishte bere telefonata, si dhe pas informacioneve te marra ne rruge operative , policia ka bere te mundur identifikimin dhe shoqerimin e autorit te dyshuar qe ka qelluar me arme zjarri ne ajer pas nje konflikti familjar , 45 vjecari eshte shoqeruar ne Polici per veprime te metejshme si dhe ështe sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov.

Të ngjashme