Lajme nga vendi
30 vjeçari u iku nga duart në mes të komisariatit, procedohen penalisht dhe pezullohen nga detyra dy efektivët
5 Janar, 2021 | 11:46 am

Para pak ditësh një 30-vjeçar u arrestuar pasi u kap me armë pa leje me vete. Në momentin e ndalimit ai është larguar me shpejtësi dhe ka hedhur armën, por më pas është arrestuar dhe arma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Riljon Lala më pas u arratis nga komisariati. SHÇBA ka bërë me dije se dy efektivët përgjegjës janë proceduar penalisht dhe janë pezulluar nga detyre deri në përfundim të hetimeve.
Ngjarja:
30-vjeçari Riljon Lala ishte dërguar për të dhënë shenjat e gishtave në Komisariatin nr. 1 në Tiranë, aty ku qëndronte i arrestuar prej dy ditësh, rreth orës 08:00 të mëngjesit. Pas këtij veprimi proceduarial Lala do të dërgohej në Gjykatën Penale të Tiranës, në të cilën do të njihej me masën e sigurisë. Lala ishte pa pranga, ndërsa ruhej nga një oficer policie.
Në këtë moment që do të jepte shenjat e gishtave, 30-vjeçari ka përfituar nga rasti dhe është arratisur me shpejtësi nga dera pasme e Komisariatit nr. 1. Sipas rregullores, ai duhej të ishte i shoqëruar nga dy oficerë, ndërsa në rastin konkret shoqërohej vetëm nga një.
















































