Kryefjala Logo

U tha se ishte nga Maqedonia, ish-shoku i klasës zbulon detajet: E kam pasur në klasë në Brrakë i thirrnim “pap gabeli”, mblidhte kanaçe

5 Janar, 2021 | 10:50 am

Detajet tronditëse nuk kanë fund sa i përket historisë së Përparim Ademit (Tela) i cili më 31 dhjetor ekzekutoji dy motra me kallash në një banesë në “Astir”.
Ish-shoku i klasës së tij ka treguar se ai nuk ishte shqiptar nga Maqedonia e Veriut, por në fakt jetonte në Brrakë.
Mentor Sallaku është shprehur se vrasësi i Kristinës dhe Zhanetës dikur ka pas mbledhur kanacce dhe bidona për të jetuar që i vogël.
“Ata kanë qenë familje e rregullt, Përparimi madje përdori dhe ato karrocat dhe mblidhte shihe, kanaçe, punonte që i vogël. Përparim Tela është nga Brraka”, ka thënë ai.
Me një shënim në facebook ndërkohë, ai sqaron se Ademi ka bërë shkollën 8-vjeçare në Brrakë.
Postimi:
Personi ne fjale ky ne foto u Tha qe eshte Perparim Ademi (Tela) Shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
KY ka pas banuar ne brrake ka bere shkollen 8 vjecare me mua dhe e Kam patur 8 vjet ne klase nga fillorja deri ne klase te 8 me mesuese Qefsere Karapicin.
I therrisnim ne ate kohe Pap Gabeli, se nga doli ky shqiptar i Maqedonise se Veriut nje zot e di, perderisa ka nderru dhe mbiemrin Ademi.

Të ngjashme