Lajme nga vendi
E frikshme/ Zhdukja e vajzave të mitura, flet mamaja e Kejsit me lot në sy: Dyshoj se…
4 Janar, 2021 | 8:58 pm

Më datë 1 janar dy vajza të moshës 16-vje֛are kanë gënjyer prindërit e tyre se po shkonin tek njëra-tjetra për t’i uruar Vitin e Ri dhe nga ajo kohë asnjë nga familjarët nuk ka informacion për to.
Nëna e njërës prej vajzave është shprehu se ka dyshime se mund të jenë rrëmbyer dhe trafikuar.
“Vajza ime nuk ikën nga shtëpia. Dyshoj se mund të jetë rrëmbyer dhe tráfikuar. Në këto momente ku nuk të shkon mendja. Ju lutem kujtdo që mund t’i ketë parë të na lajmërojë ne ose pòlicinë, më ndihmoni të gjej vajzën. Nga kontrollet që kemi bërë në banesë kemi vënë re se mungon karta e identitetit. Kam fríkë se e kanë gënjyer bashkë me shoqen dhe mund t’i kenë tráfikuar. Ata ishin shoqe që nga 9-vjeçarja dhe shtëpitë tona nuk janë larg. I bëj thirrje kujtdo të më ndihmojë ta gjejë. I bëj thirrje dhe Kejsit që nëse më dëgjon të lutem të hapë telefonin dhe të më thotë se është gjallë. Ajo është e sèmurë me astmë, dhe që prej 1 janarit nuk i ka marrë mjèkimet e saj”, thotë me lot në sy nëna.
Mësohet se adoleshentet kanë marrë kartat e identitetit dhe një sasi parash. Herën e fundit vajzat e mitura janë parë tek ‘Qyteti Studentit’. Sakaq, vijon akoma kërkimi i tyre nga ana e pòlicisë dhe familjarëve.
















































