Lajme nga vendi
Skandal/ Rama nuk ndalet vetëm me detin, shet tek Greqia edhe fshatrat shqiptar
4 Janar, 2021 | 8:35 pm

Janë publikuar sëfundmi detaje të tjera sa i përket marrëveshjeve që kryeministri Edi Rama ka bërë me Greqinë.
Pas marrëveshjes për shitjen e detit, janë publikuar fakte që ai ka bërë marrëveshje për të shitur edhe fshatra të Shqipërisë.
Listat e publikuar nga qeveria greke, duket se zbardh kështu një pjesë të marrëveshjeve, që janë bërë në vitin 2015, mes Ramës dhe kryeministrit grek të asaj kohe, Aleks Cipras.
Në Bashkinë e Përmetit del zonë minoritare komuna Çarshovë, e cila është e banuar nga shqiptarët e besimit të krishterë ortodoksë.
Po kështu komuna Biovizhdë po në Përmet.
Në Bashkinë e Sarandës, Greqia i njeh si minoritarë banorët e fshatit Metoq, i cili shumicën dërrmuese e ka shqiptarë, kurse prania e pakicës greke është shumë e vogël.
Në Bashkinë e Vlorës dalin minoritarë banorët e fshatrave Nartë dhe Zvërnec, të cilat banohen vetëm nga shqiptarë të besimit të krishterë ortodoksë.
Në Bashkinë e Konispolit figuron minoritet fshati Tzare me banorë shqiptarë të krishterë ortodoksë dhe çamë.
Po e njëjta gjë me fshatin Çiflig të kësaj bashkie me shumicë shqiptarë të krishterë ortodoksë edhe çamë.
Në bashkinë e Gjirokastrës dhe komunën Odrie kemi minoritet fshatin Andon Poçi me shumicë banorësh vllehë, të cilët janë vetëdeklaruar se nuk janë grekë.
Sërish në bashkinë e Konispolit cilësohet si minoritet grek fshati Shkallë, ku shumica e banorëve janë vllehë.
Këto katunde të shpallura minoritare greke me firmën e kryeministrit Edi Rama janë botuar në faqen zyrtare të qeverise greke.
















































