Kryefjala Logo

Kishin maskën në xhep/ Qytetari: O shef mos na vi gjobë se jemi hallexhinj. Polici: Po ec se nuk ka paguar njeri gjobë

4 Janar, 2021 | 2:00 pm

Një qytetar ka publikuar një video ku dëgjohet biseda që ai ka me një polic i cili i ndëshkon për mos mbajtje maske.
Një nga djemtë i thotë që janë hallexhinj dhe i luten mos t’i gjobisë. Polici shprehet që gjobën do e marrin dhe se nuk kishte problem pasi nuk ka paguajtur njeri gjobë.
Nëse do ta marrim të mirëqenë që askush nuk ka paguar gjobë, kush është arsyeja që policia gjobit?!
BISEDA – VIDEO:
Polici: Po fal këtë tjetrin…
I riu: O shef, po hallexhinj jemi ne. S’jemi as në kurbet as…
Polici: Emrin e babës
I riu: Po a duhet pagujt kjo?
Polici: Ç’a pagujt, sa me u marr me gjobë.. ky s’është familjar (nuk kuptohet e plotë)
I riu: Po pse e shkrun? Po për ç’a arsye, me mbrojt njerëzit, po ku i ke të tjerët se rrimë në një shtëpi
Polici: Hajde këtu, shkruaj “e pata në xhep kur më ndaloi polici”
I riu: Gjobën për ç’a arsye do e paguj?!
Polici: S’po të thotë kush me e pagujt more
I riu: Po ti prandaj po e vë me e pagujt
Polici: Po ec ore se s’ka pagujt kush gjobë, po shkruaj. Shkruaj si të duash.

Të ngjashme