Lajme nga vendi
Kishin dalë për të bërë sërf, dy vëllezër ngelin në mes të detit
3 Janar, 2021 | 7:46 pm

Dy vëllezër në Fier të moshës 28 dhe 48-vjeç kanë mbetur në mes të detit pasi kishin dalë për të bërë sërf.
Pas njoftimit janë nisur drejt bregdetit të Semanit shërbimet e DVP Fier dhe forcat e Policisë Kufitare Vlorë cilët në bashkëpunim edhe me qytetarët e zonës bënë të mundur shpëtimin e të dy personave që po bënin sërf.
Dy shtetasit (vëllezër), E. S., 28 vjeç dhe S. S., 48 vjeç, banues në Havales, Fier, po transportohen në Spitalin e Fierit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Serfi eshte nje sport i papraktikuat ne Shqiperi, me teper ai behet ne brigjet e Amerikes dhe cilesohet si nje nder sportet me te rrezikshem, prej te cilit jane demtuar dhe kane humbur jeten shume njerez.



















































