Kryefjala Logo

Dalin detaje tronditës/ Efektivi që e vrau e njihte Klodian Rashën, dyshohet se kishin punuar bashkë në…

3 Janar, 2021 | 4:58 pm

Mëngjesi i tetë dhjetorit 2020 do të ishte tronditës për Shqipërinë, efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha.
Kjo do të sillte edhe protesta në të gjithë vendin për disa ditë me radhë, ku si pasojë u arrestuan dhe dhunuan dhjetëra të rinj.
Faxnews ka publikuar detaje në lidhje me këtë vrasje ku sipas një dëshmitari efektivi i policisë dhe viktima njiheshin me njëri tjetrin.
Madje 25-vjeçari ishte ankuar disa herë që një efektiv policie e shqetësonte sa herë që e haste në rrugë.
Një burim pohon se Klodiani i ka folur disa herë një të njohuri të tij për një efektiv policie që e shqetësonte.
Ka dyshime të pakonfirmuara zyrtarisht se ishte fjala pikërisht për Hajdarajn i cili thotë burimi, njihej në zonën ku banonte Rasha. Dy pistat e pazbardhura nga hetimet janë një njohje e mundshme mes viktimës dhe autorit si dhe arma e gjetur pranë vendit të ngjarjes. Sa i përket pistës së parë, pavarësisht se nuk është deklaruar zyrtarisht, rezulton se Rasha dhe Hajdaraj të paktën fizikisht njiheshin, madje 25-vjeçari kishte shprehur edhe shqetësimin me të njohurit për mënyrën se si reagonte efektivi kur e ndeshte në rrugë.
Nga informacione ende të pakonfirmuara, ka dyshime që Rasha dhe Hajdaraj edhe të kenë punuar para disa kohësh së bashku në një biznes në rrugën “Bardhyl” në kryeqytet.
Ndërkohë, sa i përket pistës së dytë, asaj të armës, nga ana e personave të njohur të familjes Rasha dhe të vetë Klodianit, mohojnë kategorikisht se i riu mbante armë me vete, shkruan Fax News.

Të ngjashme