Kryefjala Logo

Albano Bogdo flet hapur për “luftën” e tij me depresionin.

16 Mars, 2023 | 9:15 am

Albano Bogdo ka folur për herë të parë problemet e tij me depresionin. I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Opinion”, ku u diskutua lidhja që ekziston mes çrregullimeve të shëndetit mendor dhe ndryshimeve ekstreme në ushqyerje, nga e cila ka vuajtur 2 vite më parë aktori.

“Unë kam gjithë këto vite që marr ilaçe për depresionin. Para dy vjetësh, pa asnjë lloj arsye, pa e ndryshuar aspak dietën, sasinë. E kam pasur kofshën sa ka dorën zonja. U bëra 69 kilogramë, 1 e 86 i gjatë. Pa asnjë lloj arsye për tre muaj. Analizat dilnin të gjitha shkëlqyer. Haja njësoj, pija njësoj…Dhe pastaj papritur, filloja merrja veten pa asnjë lloj arsye. Pa e shtuar ushqimin, pa ndryshuar asgjë”, është shprehur Albano.

Ai u shpreh se ka vuajtur nga ankthi që në moshën e adoleshencës por mjekët në Sarandë nuk e identifikonin dot se çfarë problemi kishte.

Të ngjashme