Showbiz
Luana Vjollca në një dasmë me Paris Hilton, Camila Cabello e Becky G
5 Mars, 2023 | 10:57 am

Lele Pons ka kurorëzuar dje në martesë lidhjen e dashurisë me reperin portorikan, Guayanaa. Të pranishëm në këtë dasmë në Miami kanë qenë VIP-at më të mëdhenj të botës si Paris Hilton, Camila Cabello, Anitta, Becky G, etj.
Ndërsa nga Shqipëria i vetmi personazh i njohur ka qenë Luana Vjollca, e cila duket që e ka shijuar si eksperiencë. Të dy artistët përveçse e kanë ftuar në gëzimin e tyre e ndjekin gjithashtu Luin edhe në rrjetet sociale.
Veç të tjerash moderatorja shqiptare duket dhe në superformë me këtë fustan pink, që i nxjerr në pah format seksi.













































