Kryefjala Logo

Spektakli mbyllet me lotët e Julianës që ndan rrugët sërisht me Stresin

4 Mars, 2023 | 10:26 am

Mbrëmja e djeshme nuk ishte më e paqta në shtëpinë e BBVK pasi banorët po ndjejnë akoma dhe më shumë tani presionin e finales që sa vjen e afrohet më shumë.

Ajo që spikati natën e djeshme ishte debati midis Vedatit dhe Julianës,ku kjo e fundit ishte ndjerë shumë e ofenduar nga shprehja e tij “komandante e Dubait” dhe kërkoi një ndjesë nga ana e tij por që nuk erdhi kurrë.

Kapakun këtij debati ja vendosi publiku pasi jo vetëm e shpëtoi nga nominimi duke nxjerrë Melisën nga shtëpia,por e zgjodhi Vedatin si të preferuar.
“Fron” ky i zënë shpesh nga Juliana dhe Stresi.

Dyshja ishin bashkuar në lojë,aleancë dhe miqësi por kjo kafshatë nuk u kapërdi nga Juliana e cila pas Prime-t u pa me lot në sy dhe akuzoi Stresin se ai ja ka dhënë Vedatit hapësirën të vijë deri këtu.
“Vazhdo vet se spo du me të pa”-thotë Juli
“Po ik more kput qafën”-ia kthen Stresi.

Të ngjashme