Showbiz
E rëndë nga Vedati:Quan Xhulin “Komandante të Dubait”
3 Mars, 2023 | 11:20 am

Në shtëpinë e BB Vip Kosova gjakrat janë ndezur dhe banorët kanë filluar të debatojnë me tone të ashpra dhe aspak të hijshme.
Këtu e kemi fjalën për frazën famëkeqe që Vedati ka përdorur kundër Xhulit.
Në darkën e të nominuarve është rihapur tema e luftës.
Xhuli ka qëndruar besnike idesë së saj se Vedati duhej të kishte qëndruar për të luftuar dhe jo të largohej në kampin e refugjatëve.
Ky diksutum aspak i këndshëm për aktorin e ka bërë të sklerojë dhe ta quajë Xhulin “komandante të Dubait.”
Kujtojmë se pak kohë më parë plasi skandali i vajzave dhe Influencerave që shkonin në Dubai.
Xhuli është parë shumë e ofenduar nga ky koment dhe Melisa i ka dalë në mbrojtje.
Duket se deri në fund,tensionet vetëm sa do vijnë duke u rritur.












































