Kryefjala Logo

Brenda shtëpisë të BB VIP ka një orë! Beati tregon si e zbuloi

2 Mars, 2023 | 7:36 pm

Pirro Beati ka qenë i ftuar në “Pardon my French” në Top Albania radio ku ka treguar eksperiencën e tij në BB VIP.

Mes të tjerash, Pirro ka zbuluar sesi ka gjetur orën brenda shtëpisë.

Beati: Unë e dija që mikrovalat zakonisht kanë orë, por që ditën e parë që kam vajtur nuk e kishte opsionin orë edhe thashë e kanë hequr. Kur kaluan disa ditë që unë nuk kisha çfarë të bëja një mëngjes, e hapa dhe pashë dhe e gjeta opsionin orë. Tani kishte një problem që nuk e dija se sa ishte ora, pastaj prita dy ditë të tjera që të vinte ‘Prime’ dhe në orën 21:00 kur filloi e vura. E kisha me gabim çerek ore, 20 minuta sepse nuk e dija fiks por e kisha të paktën një orar.

Për ditën e parë, pastaj ia thashë Luizit dhe Nitës më duket. Problemi ishte që nuk ia thoja dot me zë dhe ia bëja me shenja derisa ato e kuptuan dhe ata . Por mesa duket e ka dëgjuar edhe dikush tjetër dhe ma ndryshuan pas tre ditësh.

Të ngjashme