Showbiz
“Finti”, “Basta”… Ermiona dhe batutat që do t’i mungojnë “Big Brother”
1 Mars, 2023 | 2:05 pm

Nuk mbushi as 1 muaj qëndrimi në Big Brother (pasi u bë pjesë e tij në 12 shkurt) dhe Ermiona Lekbello i ka dhënë fund sot eksperiencës së saj në Big Brother. Ish-Missi fillimisht u fut me tekat e një “dive” dhe asnjë nga banorët nuk e konsideronte në nivelin e saj, por pak nga pak filloi të bëhej e dashur jo vetëm për publikun por edhe banorët brenda shtëpisë. Luiz Ejlli duket se ishte një prej banorëve të saj të preferuar me të cilin ndante biseda e debate interesante me të.
Ermiona mund të konsiderohej si një personazh pa komplekse dhe i drejtpërdrejtë. Andaj për këtë arsye disa prej “quizeve” u është përgjigjur me vërtetësi, ashtu sikundër nuk duronte dot hipokrizinë mes banorëve. Dhe mbrëmë në darkë ka debatuar pikërisht për këtë fakt. Ajo i ka quajtur hipokritë, Kiarën, Maestron dhe Oltën.
Po le të qëndrojmë pak tek kjo e fundit, e cila i hapi derën e shtëpisë me shumë qejf (kjo edhe për faktin se ishin goca Durrësi) dhe sot as nuk denjoi ta përcillte tek dera. Debatet mes Ermionës dhe Oltës kanë qenë të vazhdueshme, por mesa duket Gixhari ja doli që të nxirrte jashtë shtëpisë një tjetër mbështetëse të Luizit.
E megjithatë Jona do ti mungojë shtëpisë së Big Brother jo vetëm me të qeshurën karakteristike por edhe me shprehje si “Basta” apo “Finti”…












































