Showbiz
Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku zbulojnë dhuratat më të shtrenjta që i kanë bërë partnereve
20 Shkurt, 2023 | 4:37 pm

Ndonse çdo episod i “Zemër Luana” është i mbushur me pyeyje pikante edhe në këtë episodtë fundit të spektaklit “Zemër Luana” në Tv Klan me drejtuese Luana Vjollën, dy kapitenët Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku të vendosur në ‘karrigen’ e të ftuarve i janë përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me jetën e tyre private, duke mos u kursyer aspak.
Në pyetjet e teze Lilit (personazhit të spektaklit të luajtur nga Eglein Laknori) në sfidën e birrave, ku kapitenët duhet tu përgjigjeshin pyetjeve të forta ose të pinin një shishe birre me fund, Besi dhe Olsi janë pyetur për dhuratën më të shtrenjtë që u kanë bërë partnereve, çfarë ka qenë ajo dhe sa ka kushtuar.
Olsi Bylyku tregoi se dhurata më e shtrenjtë për Egli Takon ka qenë një makinë, me vlerë 22,000 Euro.
Ndërsa Bes Kallaku është përpjekur të mos zbulojë shifra për dhuratën që i ka bërë Xhensila Myrtezaj, por tha se ka qenë po ashtu një makinë ‘Range Rover Velar’, modeli i fundit. Ndonse edhe pse Besi nuk e tha shifrën e një makine të markës “Rang Rover Velar”, në internet rezulton se kushton rreth 58.000 $.












































