Showbiz
Ermiona Lekbello,ky personazh Big Brotheri i kthyer në fenomen TikTok-u
20 Shkurt, 2023 | 2:41 pm

Ermiona Lekbello iu bashkua shtëpisë së Big Brother Vip Albania vetëm disa ditë më parë dhe ndjekësit u ndanë në dy.
Ata që e njihnin si personazh karakteristik tek vitet e arta të “Zonë e Lirë” dhe ata që se kishin parë apo dëgjuar më parë.
Ermiona i ka lënë pas ato ditë por jo aftësinë(ndoshta pa vetëdije) për të qënë sërisht “Personazh!”
Në këto momente që ne flasim,aplikacioni i famshëm TikTok është tejmbushur me video të sajat,video-montazhe,meme dhe momente të shkëputura nga shtëpia kur ajo qesh.
E qeshura e saj karakteristike dhe e rrallë ka shkaktuar të qeshura jo vetëm tek banorët por edhe ndjekësit jashtë të cilët e krahasojnë me të qeshurën hit të ‘Koçit’ tek filmi ‘Zonja nga Qyteti’.
Mjafton vetëm të shkruani emrin e saj në TikTok dhe videot e saj janë të panumërta.
Për të mos thënë se nuk është nevoja të shkoni deri aty pasi mjafton të hapësh aplikacionin dhe dalin të gjitha vetë.













































