Showbiz
Aurela Hoxha e konfirmon: Po u bëra mami për herë të dytë!
18 Shkurt, 2023 | 3:09 pm

Aurela Hoxha është bërë mami për herë të dytë. Ky ishte lajmi që qarkulloi pak kohë më parë në media dhe sot e morëm konfirmimin prej saj. Ka qenë vetë Aurela që ka postuar një foto me të voglën e saj. Duket qartazi që fotot i ka bërë partneri i saj.
”Me motrën e Alaron”, ka shkruar modelja në fotot e saj të Instagram. Ajo nuk e ka zbuluar ende emrin të voglës dhe këtë shtatzëni e ka mbajtur larg vëmendjes mediatike.
Megjithatë ajo që na bie në sy është fakti që Aurela duket në super formë. Këto foto me bikini e vërtetojnë më së miri këtë fakt.













































