Showbiz
Ishte banore e fortë por Efi ka kërkuar shpesh të dalë nga Big Brother dhe arsyeja ishte kjo…
9 Shkurt, 2023 | 9:46 am

E ftuar sot në programin “Pardon My French”, në Top Albania Radio, Efi Dhedhes, një prej ish-banoreve mê të spikatura të “Big Brother VIP” ka zbuluar detaje nga eksperienca e saj në këtë reality show. Efi ka thënë gjithashtu se çfarë “e bezdiste dhe nevrikoste” më shumë brenda shtëpisë, që më pas bëheshin shkak edhe për debatet e saj me tone të ngritura:
”Normalisht që ka pasur momente që kam dashur të dal, realisht kam dashur por jo për faktin që unë e kam ndjerë veten të dobët, por për faktin se unë e kam ndjerë veten superiore. Shikoja disa lloje debatesh që nuk doja të përfshihesha, zgjodha që të qëndroj në heshtje ose të mbyllem në dhomë dhe të rrija me dy persona që kisha dëshirë dhe po e ndjeja veten që nuk po luaja. Po thoja me vete që: “Kush është në të vërtetë loja dhe pse të gjithë po e përdorin këtë fjalë?” dhe po më bezdiste pafundësisht shumë. Për mua loja është pikërisht kjo, menaxhimi i nervave, i situatave, përgjigjja e duhur. Jo të luash sepse duhet të bësh një rol, këtë gjë banorët e këtij viti e kanë kuptuar gabim. Kjo nuk më pëlqen fare.”












































