Kryefjala Logo

Të dyja shtatzënitë Jonida Vokshi i ka pritur në televizion (dhe krah Olti Currit)…

4 Shkurt, 2023 | 10:03 am

E çuditshme por e vërtetë, por Jonida Vokshi të dyja shtatzënitë e saj i ka bërë publike gjatë kohës që ka qenë pjesë e projekteve televizive. Teksa ishte në pritje të ëmbël me bukuroshen e saj, Emi Jonida ishte pjesë e jurisë se programit “Top Talent” në Top Channel.

Ndërsa sa i takon bebes së dytë ajo është moderatore e reality show-t “Big Brother Vip Kosova”, ku i duhet të moderojë për disa orë radhazi (dhe në këmbë) këtë reality show. Dhe në të dyja rastet për koicidencë në krah të saj ka qenë kolegu, Olti Curri.

Kryefjala.com ishte e para që bëri publik lajmin e shtatzënisë së dytë të aktores së njohur shqiptare dhe më pas ishte vetë Jonida ajo që konfirmoi me anë të disa fotove në Instagram pritjen e saj të ëmbël.

Play

Play

Të ngjashme