Kryefjala Logo

Kiara Tito i rikthehet sërish historisë të Butrintit: Jam me mini trauma

22 Janar, 2023 | 2:26 pm

Megjithëse asnjëherë nuk e kishte pranuar publikisht se është në një romancë me Butrint Imerin, sot Kiara Tito rrëfen se fakti që ka pasur një lidhje publike ka qenë shumë presion për të.

Së fundmi, në një bisedë me Maestron, Kiara ka shprehur se lidhja publike që ka pasur me Butrintin, ka ngjallur shpesh debate mes tyre dhe i ka mbetur si “mini-traumë”.

“Ajo ka qenë dashuria ime e parë, hera e parë që kam ndjerë për dikë. Ka qenë një presion shumë i madh dhe isha vetëm 20 vjeç. Ka qenë në qendër të vëmendjes dhe shumë herë më ka prishur punë me atë kjo gjë. Prandaj kam disa mini-trauma nga e kaluara, se jam lënduar vetë”, ka përfunduar Kiara.

Të ngjashme