Showbiz
Olta ngacmon Bjordin për partneren: Mund të të them që jeni kolege!
21 Janar, 2023 | 2:45 pm

Bjordi Mezini duket se nuk preferon të flasë shumë për jetën private edhe pse ky fakt është i pashmangshëm. Megjithatë nga pyetjet e shpeshta të Oltës arritëm të mësojmë se partnerja e Bjordit është aktore (edhe pse ai e mohoi dhe e kamufloi me faktin që është e ngjashme me Olta Gixharin në tip).
“Ajo e shkreta që më ka zgjedhur për partner e hëngri. Kolege jeni i tha ai Oltës”, duke mos preferuar të tregojë të tjera detaje për të dashurën e tij.
Tani sfida jonë është të gjejmë se cila mund të jetë kjo bukuroshe që i ka rrëmbyer zemrën Bjordit?! Prandaj le të bëjmë një kërkim se cilat aktore janë “single” dhe ju premtojmë se do ta gjejmë shumë shpejt se me kë është dashuruar Bjordi.











































