Showbiz
Stresi është i bindur që brenda në BB ka fantazma…
20 Janar, 2023 | 3:39 pm

Banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova “ kanë folur natën vonë për fantazmat. Gresa, Stresi dhe Andi kanë diskutuar fillimisht për ëndrrat e këqija të cilat i kanë parë gjatë qëndrimit brenda dhe më pas biseda e tyre ka marrë një tjetër rrjedhë.
Reperi Stresi tha se beson se, brenda shtëpisë ka fantazma, pasi sipas tij disa gjëra i janë dukur të çuditshme.Mesa duket fantazia e banorëve të shtëpisë më të famshme të Kosovës i kalon limitet.
Mos të harrojmë këtu edhe deklaratat e Getinjos se toka është e sheshtë, që ngjalli jo pak debate si brenda shtëpisë së Big Brother ashtu edhe jashtë saj.











































