Kryefjala Logo

Edhe Elvana u maskua për Halloween, (por zgjodhi look-un ikonik të kësaj këngëtareje shqiptare…)

30 Tetor, 2022 | 9:37 am

Në vitin 1996 këngëtarja kosovare , Gili do të prezantohej në Festivalin e Rtsh, me këngën “Xixëllonja”.

Me tekst dhe muzikë të Ilir Beranit (bashkëshortit të saj) Gili vodhi zemrat e shqiptarëve me hitin e saj “Xixëllonjë”. Veç këngës ajo që ra në sy ishte edhe look-u i artistes bionde. Një fustan e kordele flakë i kuq e “xixëllues” që për atë kohë u komentua dhe ra në sy të të vegjëlve e të rriturve.
Elvana Gjata mesa duket do ta ketë pëlqyer shumë si fustan (si çdo vajzë e asaj kohe) dhe sot pas 26 vitesh ka vendosur ta rikthejë për një nga mbrëmjet e saj koncertore. Andaj për Halloween Elvana ka vendosur të duket si Gili dhe jo si Marilyn Monroe (përshembull)…

BE605283 5608 4BEF 87C3 8A091FF1B810 4FF47330 3FF9 4396 A8D7 1EFA2594C410

 

Play

Të ngjashme