Lajme nga vendi
Kryemadhi: Koalicioni me PS ishte frena-freksion
1 Dhjetor, 2020 | 11:17 pm

E ftuar në Real Story në News 24, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka shkëmbyer batuta kur është “ngacmuar” për koalicionin me PS në vitin 2013.
Sipas saj, koalicioni në fjalë ka qenë frena-freksion.
“Kriza ekonomike kishte nisur që para se të ndodhte tërmeti. Pasuroi 3-4 duar. Dëmtimi i ekonomisë shqiptare nisi me koncesionet. Rrënimi i ekonomisë, largimi i të rinjve, mungesa e një vendi pune, e sistemit arsimor, janë arsyet. Dëmtimi i ekonomisë shqiptare, mungesa e transparencës, e blloqeve politike dhe kapjes pas fijes së barit, ku është mungesa e vendeve të punës dhe largimi i qytetarëve, janë arsyet.”, tha Kryemadhi.
Pjesë nga diskutimi në studio
Skënder Minxhozi: Mos u shtyni përtej tërmetit pasi dalim tek katër-viteshi i bashkëqeverisjes LSI-PS.
Kryemadhi: Ishte frena-freksion. Iku LSI dhe pastaj shkoi në greminë. Merrni librezën e ujit dhe të dritave. Ju paguani më shumë sot apo para 4 vitesh?! Sot e keni më lirë çmimin e ujit dhe të dritave?!
Minxhozi: S’ka lëvizur fare
Kryemadhi: Epo të paska lënë me sahatin e vjetër Lali Eri, s’ta paska ndërruar
Balla: Kjo ishte batutë
Minxhozi: Po batutë, por jo më e bukur se e para.
















































