Lajme nga vendi
Flet vellai i viktimes qe u hodh nga “Shefqet Ndroqi”: I thash mos shko ne spital!
30 Nëntor, 2020 | 3:14 pm

Anton Skabonda, vëllai i pacientit 60 vjecar i cili mëngjesin e sotëm i dha fund jetës duke u hedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi, ku po kurohej, rrëfeu në një lidhje të drejpërdrejtë për News24, komunikimin e fundit me të.
Ai tregon se i kishte kërkuar të vëllait, Leonardit, të mos shkonte në spital, të paktën deri sa të merrte përgjigjet e analizave, përgjigje të cilat deri më tani prentendon ai nuk i kanë marrë ende.
“Një orë ose dy orë para se të shkonte, i thash mos shko në spital. Kishte bërë edhe testin për Covid por si kishin dhënë përgjigje. Dua të pse me ka vdek vëllai , cfarë ilaçesh i kanë dhënë. Kur ka qenë në spital nuk kam mundur të komunikoj me të. Një shoqe e motrës ka folur, i kanë thënë nuk është në gjendje të rëndë. Ka fol edhe me motrën dhe i ka thënë ‘këtu nuk të shërbejnë’. Dua të di për c’arsye është hedh nga ballkoni.
Kur kam folur me të më herët, nuk shprehej i trembur, i sygjerova prit rezultatin e testit më pas shko në spital. Ai e ka marrë vetë spitalin, ka shku e ka marr ambulanca në Laç, por nuk i kanë dhënë përgjigje për testin.” tregon ai për News24.


















































