Kryefjala Logo

Skandal në Vlorë, bashkia zhduk flamujt kuqezi në ditë feste

29 Nëntor, 2020 | 8:11 pm

Bashkia e Vlorës është përfshirë në një skandal, pasi mëngjesin e sotëm ka zhdukur të gjithë flamujt kuq e zi nga monumentet e qytetit.
Bashkia ka hequr flamujt kuq e zi nga varrezat e dëshmorëve dhe nga Monumenti i Pavarësisë.
Nuk dihet se kush e ka dhënë këtë urdhër, por punonjësit në orën 10:30 të mëngjesit kanë hequr të gjitha flamujt.

8A180200 553F 4C6C A885 85FA3313B750 83FF77E0 0B6F 4B68 9CE9 CC2ADB396E7D 1C9B69D0 7799 4FFB 825F 0824C1079E80

Denoncimin e ka bërë zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama.

Skandal i bashkisë së Vlorës:
Hiqet flamuri kombëtar nga Varrezat e Dëshmorëve dhe Monumenti i Pavarësisë!
Sot kur e gjithë vetëdija jonë kombëtare nderon dëshmorët e kombit në ditën e çlirimit të atdheut, bashkia e Vlorës në ora 10:30 ka hequr flamurin kombëtar nga varrezat e dëshmorëve dhe nuk ka vënë asnjë flamur të vetëm pranë monumentit të pavarësisë!
Hipokrizia e hajdutëve të bashkisë së Vlorës fyen dhe nëpërkëmb ditën e shenjtë të çlirimit të atdheut!

Të ngjashme