Lajme nga vendi
Presidenti Meta nuk pranon të përulet para flamurit përkrah Ramës e Gjiknurit
28 Nëntor, 2020 | 11:40 am

Edhe pse protokolli e kërkon që tre krerët e shtetit të jenë bashkë në kremtimin e Festës së Pavarësisë dhe Flamurit në Vlorë, presidenti Ilir Meta ka zhvilluar homazhe i veçuar nga kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Edi Rama.
Edhe në përfundim të ceremonisë, kreu i shtetit është larguar në drejtim të kundërt me atë të kryeministrit Edi Rama, i cili shoqërohej edhe nga Damian Gjiknuri dhe kryetari i bashkisë Dritan Leli.
Për të respektuar ditën presidenti Meta nuk bëri asnjë deklaratë politike, ndërsa uroi Hashim Thaçin dhe ish ushtarët e UÇK-së që nuk janë në Shqipëri.


















































