Lajme nga vendi
Gallata në rrjet/ Beccheti ‘sekuestro’ pasurive të Shqipërisë, policia ka mbetur zbathur
27 Nëntor, 2020 | 2:05 pm

Një ditë më parë, teksa mediat e huaja raportonin se ka nisur sekuestrimi i pasurive shqiptare nëpër botë, për shkak se qeveria e Edi Ramës refuzon të paguajë 100 milionë euro gjobë për biznesmenin italian, Francesco Becchetti, të cilin e largoi për tekat e tij dhe të Erion Veliajt, në mediat shqiptare “ziente” lajmi se qeveria gjermane i dhuronte 200 palë këpucë Policisë së Shtetit.
Por ndërsa rrjeti po ziente për këtë lajm, nuk kanë munguar as memet që ironizojnë qeverinë dhe kryeministrin e vendit.
Ja disa prej tyre:



















































