Lajme nga vendi
“Përgjigju Jozefinë e Rilindur me barrën e mëkatit”, Demalia 6 pyetje për Topallin
27 Nëntor, 2020 | 11:24 am

“E djathta juaj Jozefinë, është si këpucët e UNRR-së, dizenjuar si dy të majta”.
Kështu shprehet Ilir Demalia në një postim të tijin në Facebook, ku i dërgon edhe 6 pyetje ish nënkryetares së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli.
“Përgjigju Jozefinë e Rilindur me barrën e mëkatit”, shkruan ndër të tjera Demalia.
Postimi i plotë:
E djathta juaj Jozefinë, është si këpucët e UNRR-as dizenjuar si dy të majta
Përgjigju Jozefinë e Rilindur me barrën e mëkatit !
Kam disa pyetje për Jozefina Topallin, pas asaj që dëgjova në Quo Vadis në Vizion Plus, ajo tha: problemi i vendit sot është kjo klasë politike e këtyre 30 vjetëve.
1.Po ti Jozefina ku e fut veten?
2.Sa ke abuzuar dhe je perfshire në korrupsion me pushtin tënd si deputete dhe kryetare Parlamentit për 20 vjet?
3. Sa ke ushtruar dhe ndihmuar në modelin autoritarist me autoritaristin Berisha dhe me zhelen Parlament?
4.Jozefinë, a ishe ti që pa asnjë meritë dërgove vajzen në ambasadë ne Paris me dhëndrrin për turizem , kur të dy ishin kaqola dhe nuk kishin asnjë lidhje me diplomacinë?
5. Përpara se të votojnë për ty , a ka mundësi të bëshe transperencë për pasuritë tuaja marrë nëpërmjet pushtetit dhe tentakulave të pushtetit dhe korrupsionit të detyrës.
6. Jozefinë, vërtetë beson se komunisti-antikomunist Sali Berisha, ka sjellë pluralizmin në Shqipëri?!!! A mendon se kemi pluralizëm dhe demokraci realisht, apo lufte bandash ku dhe ju keni qenë pjesë e bandës PD?“
Më 23 nëntor, partia e Jozefina Topallit, Lëvizja për Ndryshim, u regjistrua në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës.
Grupi nismëtar i Lëvizjes për Ndryshim përbëhet nga Jozefina Topalli, Adela Kryqziu, Evald Serriqi dhe Najada Selmani.
















































