Lifestyle
Planet e fundjavës dhe parashikimet e Paolo Fox janë gati!
5 Mars, 2022 | 11:47 am

Dashi
Këtë të shtunë 5 mars 2022, Hëna është në shenjën tuaj, do të reflektoni për gjërat që ju kanë ndodhur së fundmi, ndërsa mund të keni takime të reja. Kjo është periudha e duhur për të investuar dhe nisur gjëra të reja, por duhet të kërkoni për mundësi të realizimit të tyre.
Demi
Është një moment i veçantë për ato çifte që kanë qenë në krizë për shkak të disa dyshimeve. Ndërsa në punë, pranoni të udhëhiqeni nga dikush tjetër dhe të mos bëni gjithçka vetë.
Binjakët
Nuk ka më probleme në dashuri, megjithatë përpiquni të shmangni tensionet. Për beqarët, ky është muaj interesant për takime. Në punë, nëse je i varur, mund të kesh mundësinë që të bësh përpara.
Gaforrja
Kjo e shtunë do të vijë plot dashuri, por nuk do të mungojnë debatet. Edhe në punë është ditë e mirë, por bëni kujdes të mos humbisni përqendrimin.
Luani
Nëse marrëdhënia juaj ka nevojë të shërohet, bëni mirë të flisni. Në punë ka zgjedhje të rëndësishme për të bërë, por mund të jetë një proces i vështirë.
Virgjeresha
Në dashuri duhet të përpiqeni të lini mënjanë vetminë: përpiquni të jeni më pak të turpshëm dhe jo kaq shumë të rezervuar. Në punë po ju kërkojnë të stimuloni kreativitetin.
Peshorja
Hëna është në anën e kundërt në dashuri, por kjo nuk ju pengon të sqaroni disa probleme në çift. Në punë është e nevojshme të realizohet një projekt ose të merrni një vendim të rëndësishëm.
Akrepi
Në dashuri duhet të shmangni konfliktet e forta, të paktën deri në fund të muajit. Në punë, takimet e reja janë pozitive, edhe nëse ndonjëherë ju duket sikur personi përballë nuk ju kupton.
Shigjetari
Kujdes në dashuri. Tradhtia nuk është një zgjedhje e mirë sepse ka pasoja dhe do të pendoheni. Në punë veprimet e këtyre ditëve janë të rëndësishme, por për diçka do të duhet të rishikoni veprimet tuaja.
Bricjapi
Në dashuri, nëse po jetoni një histori serioze, ka ardhur koha për të bërë plane për të ardhmen. Në punë mund të vijë një ofertë e vogël, madje mund të ketë një telefonatë me rëndësi.
Ujori
Këtë të shtunë mund të vijë një shenjë nga një histori e kaluar dashurie, ndaj bëni kujdes nëse nuk doni ti riktheheni asaj historie. Në punë keni vendosur që të realizoni gjëra cilësore. Më mirë pak e saktë.
Peshqit
Në dashuri ky është një moment në të cilin keni shumë besim: një mundësi e shkëlqyer për t’u rikuperuar. Në punë duhet të përpiqeni të zgjidhni çështjet ekonomike















































