Lajme nga vendi
Covid-19 i merr jetën dy prindërve të Drejtorit të Spitalit Korçë
25 Nëntor, 2020 | 2:00 pm

Humbin jetën si pasojë e Covid-19 një çift bashkëshortësh në qytetin e Korçës.
Sipas burimeve të Ora News, çifti i moshës 69 – 70 vjeç, ishin infektuar prej dy javësh nga virusi, ndërsa në dy ditët e fundit ishin në intubim në Spitalin Rajonal të Korçës.
Dy viktimat janë prindërit e drejtorit të Spitalit Rajonal të Korçës, ndërsa burime shtojnë se ka qënë nëna e drejtorit të spitalit ajo që ndërroi jetë e para ndërsa pas pak oresh ndërroi jetëe dhe babai.
Të dy kanë ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.
















































