Lifestyle
E ke shoqe të ngushtë?Vetëm nëse përgjigjesh me “Po” në këto pyetje
16 Shkurt, 2022 | 1:28 pm

1-A jeni gjithmonë aty për njëra-tjetrën?
Shoqëria e vërtetë duket në momentin kur fizikisht dhe mendërisht jeni aty për njëra-tjetrën dhe nuk ka asgjë që e ndalon këtë.
2-I besoni verbërisht njëra-tjetrës?
Besimi është çështje shumë delikate dhe e rëndësishme. Keni çelësat e shtëpisë së njëra-tjetrës, shikoni pa frikë celularin e shoqes, apo keni foto të njëra-tjetrës ku dukeni shumë keq?
Dhe ai tregoni sekretet shoqe pa pasur siklet? Nëse po, jeni mike të vërteta.
3-E mbështesni njëra-tjetrën pa gjykuar?
Ndonjëherë frika më e madhe që na ndalon të jemi të sinqertë me shoqen e ngushtë, është frika nga gjykimi. Nëse ju nuk e ndjeni këtë dhe kurrë nuk keni pasur siklet të ndani dhe gjëra nga të cilat ju vjen turp me shoqen tuaj, atëherë keni një mike për jetë.















































